Google ADS

Veseli e Haradinaj mbërrijnë në presidencë, nisë takimi i krerëve politikë

16:38 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Me arritjen e Kadri Veselit të PDK-së e Ramush Haradinaj të AAK-së, ka nisur takimi mes krerëve politikë dhe presidentit Hashim Thaçi.

Ky takim është thirrur në përpjekje për të formuar qeverinë e re, transmeton portali arbresh.info.

Kujtojmë se që nga rrëzimi i qeverisë me mocion mosbesimi, Presidenti ka dërguar letra në adresë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për të dorëzuar emrin e mandatarit.

Meqë këtë nuk e bëri Kurti, por kërkoi zgjedhje të reja, presidenti Thaçi ka vendosur të ndërmarrë hapat drejt zgjidhjes së ngërçit politik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme