Google ADS

Karim Benzema refuzon PSG-në

16:31 | 22 Prill 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema ka refuzuar mundësinë për tu transferuar te PSG.

Sipas Le10 Sport, drejtori sportiv i “Parisienëve”, Leonardo ka provuar të arrijë marrëveshje me Benzema-n, që ta transferojë në verë, transmeton portali arbresh.info.

Leonardo e sheh francezin si pasuesi i Edinson Cavani-t, të cilit i skadon kontrata në verë.

Mirëpo, përgjigja e Benzema ka qenë negative sepse dëshiron të mbetet në “Santiago Bernabeu”, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2022.

Javën e kaluar, agjenti i Benzema, Karim Djaziri ka thënë se pas “Mbretërve”, lojtari mund të rikthehet te Lyon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme