Gazetari Fidan Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka thënë së AAK ka mundësinë ë artë për të bërë reformë.
Ai ka thënë se krijimi i mundshëm i një Qeverie të re dhe futja në koalicon më LDK-në e kthen prapë në Qeverisje e cila nuk ka kaluar pa skandale.
Postimi i tij i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka një mundësi të artë që të bëjë një reformë të vërtetë, jo prej atyre qe kemi pa deri tash me zgjedhje nëpër degë e konventa televizive, por po flasë për reformën që shihet në vepër. Krijimi i mundshëm i një Qeverie të re dhe futja në koalicion me LDK-në e kthen këtë parti prapë në Qeverisje e cila nuk ka kaluar pa skandale e probleme gjatë dy viteve sa ka udhëheqë me shtetin.
Mbase puna e atyre dy viteve u shfry si një ballon dhe rezultati u pa në zgjedhjet e 6 tetorit, ku përveç që nuk i arriti pritjet me rezultat ajo u konfirmua dhe njëherë si partia që fatin e saj e lidh më një rajon, në këtë rast me Dukagjinin, këtu e kam fjalën për emrat e deputetëve që aktualisht ka kjo parti në Kuvend dhe mos depërtimi i emrave që vijnë nga rajonet tjera të Kosovës.
Nëse marrim këto dy fakte, pashmangshëm që AAK ka qenë partia me goditur nga zgjedhjet e 6 tetori, kur kihet parasysh se ishte në udhëheqje të Qeverisë dhe nuk ka pasur pengesa që të vazhdoj deri në fund mandatin. Si do që të jetë kjo tash ka kaluar dhe pasojat shihen.
Ti kthehemi reformës për cilën po flasë, AAK tash e ka shansin ideal që tu jap hapësire njerëzve të ri në parti atyre që nuk janë konsumuar nga politika e përditshme, atyre që janë profesionist e qe besoj se ka brenda vetës por asnjëherë s’kanë mundur ta qojnë kokën për shkak të logjikës që e kamë cekur me lartë. AAK duhet të emëroi ministra profile profesionistësh, ata që kanë punuar në pjesën “softuerike” të partisë pavarësisht se të njëjtit nuk kanë marr vota. Ky do të ishte tregues i qartë se AAK po e prek reformën e vërtet dhe po del nga mentaliteti i një rajoni.
Për mua kjo përbën shansin e fundit që njerëzit në AAK të besojnë në këtë parti, në të kundërtën nëse shohim figura të njëjta edhe në Qeveri të re, do të ishte goditja e radhës për këtë subjekt, pas goditjeve që ka marr nga 6 tetori, por goditja kësaj radhe do të ishte shumë fatale.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë