Edicioni i 45-të i Festivalit të Teatrove “Ferizaj-2015” që fillon sot do të ketë në repertorin e tij 9 shfaqje që vijnë nga të gjitha trevat shqiptare.
Festivali do të hapet me shfaqjen e Qendrës Multimedia nga Prishtina “Lufta në kohën e dashurisë” të Jeton Nezirajt, për të vazhduar ditën e dytë me shfaqjen “Mbledhje në parlament”, e teatrit të Gjilanit, ndërsa në ditën e tretë do të jenë në repertor dy shfaqje, ajo e Teatrit “Dodona” nga Prishtina “Lojë martese” dhe shfaqja “Art” nga Teatri i Tetovës.
Në ditën e katërt në skenë do të ngjitet shfaqja e Teatrit Kombëtar nga Prishtina,” Dashnori i nënës sime”, ndërsa në ditën e pestë do të paraqiten dy trupa teatrore, ajo nga Tirana me shfaqjen ” Dikush që do të kujdeset për mua” dhe shfaqja e Teatrit Profesionit” Adriana Abdullahu”nga Ferizaj, “Duke pritur trenat”, e Bardh Frangut.
Në ditën e parafundit do të prezantohet Teatri i Prizrenit me shfaqjen “Shërbëtori i dy zotërinjve”, ndërsa në ditën e fundit Teatri “Çajupi” nga Korça me shfaqjen “Doktor Shuster”.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...