Mustafa diskuton me ministrat e Bujqësisë të Ballkanit dhe KE-së për masat ndaj COVID-19

14:42 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka zhvilluar sot një videokonferencë me ministrat e bujqësisë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Sipas njoftimit, ky diskutim ka qenë mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin rural në rajon, si dhe për masat që po ndërmerren për të përkrahur bujqit.

Me këtë rast, Mustafa ka theksuar se do të vazhdoj bashkëpunimin rajonal, i cili theksoi se është i domosdoshëm veçanërisht në situatën e krijuar, duke koordinuar edhe më tej veprimet me shtetet e rajonit dhe institucionet e Bashkimit Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme