Google ADS

BE i ofron 180 milionë euro kredi Shqipërisë, në përballimin e pasojave të COVID-19

14:02 | 22 Prill 2020
A. B.

Komisioni Evropian ka propozuar një paketë prej 3 miliard eurosh që t’i vijë në ndihmë 10 vendeve fqinje të BE-së, ndër të cilat Shqipëria pritet të përfitojë 180 mln euro.

Paketa e ndihmës ekonomike është propozuar për të përballuar kostot e rënda ekonomike të shkaktuara nga përhapja e koronavirusit.

‘‘Ne propozojmë 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për të mbështetur dhjetë vendet fqinje në kufizimin e ndikimit ekonomik të pandemisë #coronavirus. BE qëndron në solidaritet me këto vende në një kohë krize të tillë,’‘ deklaron KE përmes një postimi në rrjetin social.


KE vë në dispozicion dhe një tabelë të shpërndarjes së parave, teksa mbi propozimin në fjalë ka reaguar dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.

Ambasadori shkruan se 180 mln eurot e ndihmës janë në formën e një kredie me interesa mjaft të favorshme.

“Asistenca e BE-së për Shqipërinë në kohët e Covid-19 shënon një tjetër hap të rëndësishëm. Pas aistencës së parë, Komisioni Evropian propozon që t’ alokojë 180 mln euro Shqipërisë, në formën e kredive me terma mjaft të favorshëm, me qëllim ndihmën për të mbrojtur qytetarët dhe përballimin e pasojave negative socio-ekonomike”-shkruan Soreca.

Kujtojmë se ditën e djeshme, BE i dhuroi Shqipërisë 20 mijë kite për kryerjen e testeve të koronavirusit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme