Me 435 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Spanjë numri i vdekjeve është rritur në 21.717 ndërsa me 4.211 rastet e reja është rritur në 208.389 numri i rasteve.
Sipas përditësimit nga Ministria e Shëndetësisë së Spanjës lidhur me numrin e vdekjeve dhe të rasteve lidhur me pandeminë COVID-19 në vend thuhet se me 435 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Spanjë numri i vdekjeve është rritur në 21.717 ndërsa me 4.211 rastet e reja është rritur në 208.389 numri i rasteve.
Të dhënat tregojnë se në Spanjë prej 4 ditësh numri i vdekjeve është shënuar mes 399-435.
Gjithashtu edhe numri i personave që janë shëruar nga koronavirusi me 3.411 në 24 orët e fundit është rritur në 85.915.
Në Madrid i cili është një prej rajoneve më të prekura nga virusi në Spanjë, numri i vdekjeve ka arritur në 7.930 dhe numri i rasteve në 57.997. Në rajonin e Katalonjës numri i vdekjeve ka arritur në 4.152 ndërsa numri i rasteve në 43.112.
Në luftën kundër COVID-19, Spanja zbaton masën e gjendjes së jashtëzakonshme që nga 14 marsi.
Sot me një votim që do të zhvillohet në Parlament me vendim të qeverisë së koalicionit të majtë kjo masë do të shtyhet deri më 9 maj./AA
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...