UEFA pritet ta konfirmojë shtyrjen e Kampionatit Evropian të grave deri më 2022

12:12 | 22 Prill 2020
A. B.

UEFA pritet ta lajmërojë të enjten shtyrjen e Kampionatit Evropian të grave, që ishte planifikuar të zhvillohet gjatë verës së vitit 2021, për në verën e vitit 2022 – nga 6 deri më 31 korrik.

Turneu, i cili do të zhvillohet në Angli, është shtyrë për një vit pasi që Kampionati Evropian i djemve dhe Lojërat Olimpike në Tokio u shtynë nga kjo verë në verën e vitit 2021 shkaku i përhapjes së virusit Covid-19, shkruan BBC Sport, transmeton Gazeta Express.

UEFA e ka synim që përkundër ndryshimit të orarit të turneut, ndeshjet të zhvillohen në të njëjtët stadiume që ishte planifikuar fillimisht.

Shtyrja e Kampionatit Evropian për në verën e vitit 2022 bën që ekipet kombëtare të grave të mos kenë nevojë t’i përballojë presionit të zhvillimit të dy garave të mëdha gjatë të njëjtës verë.

Tri ekipe evropiane – Anglia, Holanda dhe Suedia – tashmë janë kualifikuar për në Lojërat Olimpike.

Siç qëndron situata aktualisht, finalja e Kampionatit Evropian të grave do të përplaset me nisjen e Lojërave “Commonwealth Birmingham 2022”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme