Është anuluar projekti i studimi për gjendjen e ndotjes me asbest në Kosovë.
Anulimin e tenderit në vlerë mbi gjysmë milionë euro e ka bërë ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ndërsa në njoftim thuhet se arsye e anulimit është një shkelje e LPP-së.
“Arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik: Pas hapjes së tenderëve, një shkelje e LPP-se ka ndodhur apo do të ndodh në procedurën e prokurimit, e cila nuk mund të rregullohet apo të parandalohet përmes një amendamenti ligjor të kushteve të prokurimit”, thuhet në njoftim.
Teksa thuhet se çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi mbi anulimin e aktivitetit te prokurimit”, thuhet në njoftimin për anulim.
Ky tender ishte shpallur në korrik të 2019-es ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ishte 650.000,00 euro.
E qytetit ku ishin planifikuar të bëhej studim ishin Prishtinë, Mitrovicën e Jugut, Gjilan, Prizren, Gjakove, Ferizaj, Pejë, Hanë te Elezit dhe
Obiliq.
“Më këtë projekt synohet që të bëhet një studim për gjendjen aktuale mbi burimet ekzistuese dhe te deponuara, për sipërfaqen që zënë këto hapësira të kontaminuar, dhe llojin e asbestit. Studimi do të përfshijë disa regjionet e Kosovës(Prishtinë, Mitrovicën e Jugut, Gjilan, Prizren, Gjakove, Ferizaj, Pejë, Hanë te Elezit, Obiliq; Ndërtesa publike administrative. Gypave te ujësjellësit me asbest për furnizim të popullatës me uji të pijes. Vend deponi ilegale. Kontaminimi i tokës”thuhet më tej.
Në sqarim thuhet se kjo studimet do të bëhej pasi në Kosovë ende nuk dihet saktë sasia dhe shtrira e hapësirave me asbest.
“Bazuar në këtë fakt akoma është e vështirë për autoritetet lokale dhe qendrore që të dilet më një informatë të saktë për sasinë, madhësia e vend shtrirjes së tyre, burimet etj. Një problem tjetër edhe me i madh në këtë drejtim është mungesa e informacioneve të objekteve kolektive në nivel vendi të cilat janë të mbuluara me pullazet me origjinë nga asbesti. Në këtë kontekst akoma nuk ekzistojnë një informacion në nivel vendi për gypat e ujë sjellit të cilat kanë origjinë nga asbesti”, thuhet në njoftim.
Ndryshe asbesti është material i ndaluar në shumë vende të botës pasi shkakton një varg sëmundjesh.
Sipas Dokumentit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), të publikuar në vitin 2007, që ka të bëjë me Zhvillimin e programeve kombëtare për eliminimin e sëmundjeve të lidhura me asbest: “Ekspozimi ndaj asbestit shkakton asbestozë, pllaka pleurale, trashje dhe effusions, kancer të mushkërive, Mesothelioma, laryngeal dhe ndoshta kanceret e tjera me periudha të ndryshme latente”.
Ndërsa sipas dokumentit të WHO, i publikuar në vitin 2014 “Eliminimi i sëmundjeve të lidhura me asbestin”, i cili shqyrton efektet negative të ekspozimit të asbestit në shëndet, vlerësohet se të paktën 107 mijë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri në mushkëri, si rezultat i ekspozimit në asbestozë gjatë ushtrimit të profesionit./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...