Jennifer Lopez u padit me 150,000 dollarë sepse publikoi një foto të sajën pa miratimin e fotografit.
Sipas E! News, procedura thotë që 50-vjeçarja përdori një fotografi të marrë nga Sands për të ‘promovuar’ markën e saj në Instagram, ku ajo numëron mbi 119 milionë ndjekës, transmeton portali arbresh.info
Sipas dokumenteve gjyqësore, fotografi i New York-ut, Steve Sands ka akuzuar yllin e “Hustlers” dhe kompaninë e saj të prodhimit Nuyorican Productions për shkelje të drejtave të autorit.
Në padi, thuhet se Lopez e bëri këtë pa leje për të ndarë imazhin në platformën e saj në median sociale dhe pa kompensim për fotografin.
Fotografia në fjalë është një foto e artistes amerikane, e shkrepur nga Sands, e cila prej asaj kohe ka marrë mbi 656,000 pëlqime.
Ajo ishte publikuar për herë të parë në llogarinë e saj në Instagram në 22 qershor 2017.
Sipas dokumenteve të gjykatës, fotografi ka ‘të drejtë në dëme ligjore’ deri në 150,000 dollarë për ‘punë të shkelur’.
Kjo nuk është hera e parë që Jennifer paditet për postime të tilla, pasi në tetor të vitit të kaluar dikush tjetër kërkoi 150,000 dollarë shpërblim prej saj. / arbresh.info/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...