Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një intervistë dhënë për arbresh.info, ka folur në lidhje me djegien e pyjeve dhe xhamisë 300 vjeçare në këtë komunë.
Lladrovci duke deklaruar se me këto zjarre përveç pyjeve janë djegur edhe shumë kafshë, është shprehur se e kanë pasë të vështirë shuarjen e zjarreve ngase 16 zjarrfikësit e kësaj komune, kanë qenë të pamjaftueshëm.
“Nga mesi i ditës dje janë djegur malet e Baicës, Abrisë dhe Tërdecit. Qindra hektarë janë djegur por jo vetëm, janë djegur edhe shtazët si lepuj, breshka. Ne kemi pasur vështirësi për ta fikur zjarrin për shkak se ka qenë i madh por edhe për shkak të numrit të vogël të zjarrfikësve të cilët në Komunën tonë janë vetëm 16. Na kanë ndihmuar edhe një pjesë e qytetarëve edhe pse rrethanat nuk e lejojnë shkaku i pandemisë. Sot në ora 11 është lokalizuar dhe është shuar i gjithë zjarr. “, tha ai.
Lladrovci, duke deklaruar se vetëm gjatë javës së kaluar kanë pasur 27 djegie të maleve i ka cilësuar ato si të qëllimshme ngase sipas tij qytetarët tashmë janë të izoluar dhe nuk kanë pasur se si të bëjnë një gjë të tillë
“Është çështje e organeve te hetuesisë të merren me rastin por kam reaguar ashpër se djegia e një xhamie që është njëra nga dy më të vjetrat e komunës sonë është akt kriminel dhe qyqar. Vetëm për një javë i kemi pasur 27 raste të djegieve të pyjeve . Me i pasë 200 zjarrfikës nuk mund të qëndrohet, ne i kemi pasur vetëm 16.Në gjendje normale këto zjarre ndezën nga pa kujdesia për shkak te lëvizjes së njerëzve, por në këtë rast kur jemi në kohë pandemie, një gjë e tillë vërehet që është e qëllimshme. “
Ai më tutje tha se po të mos ishin shuar zjarret, do të kërkonte ndihmën e FSK-së.
“Deri sot, nuk kam njohuri që kemi marrë ndihë nga komunat tjera por jemi në bashkëpunim me ta. E kam bërë gati shkresën që të kërkoj ndihmë nga FSK-ja për shuarjen e zjarreve, por kur morra lajmin që zjarri u lokalizua, nuk e dërgova hiç”, tha Lladrovci./A.Begolli/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/693600517847856/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...