Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një intervistë dhënë për arbresh.info, ka folur në lidhje me mënyrën e përballjes së komunës së tij me situatën e krijuar me pandeminë Covid-19.
Ai, duke theksuar se tashmë dy familjet që kanë pasur kontakt me personin i cili ishte diagnostikuar me koronavirus, janë karantinuar, deklaroi se komuna e tij i kishte marrë masat e duhura që prej momentit të parë të shfaqjes së pandemisë,
“Prej momentit të parë që ka pasë shfaqje, e kishim themeluar shtabin emergjent lokal dhe nen shtabet në kuadër të fshatrave. Kemi pasur një rast por ai nuk ka pas kontakt me banorët tonë sepse ka qenë me banim në Prishtinë. Të paktën kështu më kanë thënë Arben Vitia dhe Naser Ramadani. Por rasti i pardjeshëm, i morëm masat e duhura dhe i futëm familjet në karantinë. Janë 2 familje me 13 anëtarë. Janë mirë. I kemi furnizuar me ushqim, barna dhe masa të sigurisë”, tha si.
Lladrovci, duke deklaruar se qytetarët e komunës së tij po i respektojnë masat e IKSHP-së, ka kërkuar nga niveli qendror që të merr masa shtesë ngase qytetarët e komunës së tij janë të rrezikuar nga qytetarët e komunave tjera që po shkojnë në Drenas për t’u mjekuar.
“Qytetarët e Komunës së Drenasit, i kanë respektuar masat e qeverisë dhe IKSHP-së, Ndërkaq qytetarët që ndalohen dhe gjobiten për mos respektim të rregullave, janë qytetarë të komunave tjera. Ne jemi komunë e vetme që japim shërbime shëndetësore në 2 qendra 24 orë. Në Komoran, vijnë qytetarë edhe nga komunat tjera që janë zona të shpallura me Covid-19 dhe i rrezikojnë qytetarët e komunës sonë. Unë kërkoj nga niveli qendror për masa mbrojtëse shtesë.’, theksoi Lladrovci.
Ai, duke i cilësuar të pamjaftueshme masat e qeverisë, tha se ky nuk është faji ministrit Vitia, por është faji i proceduarve.
“Ne jemi gjetë diqysh, por mendoj që qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë drejtim. Të mos e merr askush si akuzë sepse i kuptoj procedurat e prokurimeve, por duhet të veruar më shpejtë. Nuk jemi vetëm ne që nuk jemi ndihmuar, por jo me fajin e ministrit por me fajin e procedurave”, tha Lladrovci. /A.Begolli/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/693600517847856/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...