Kryetari i Komunës së Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës Ramiz Lladrovci, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, ka komentuar marrjen e 1000 testeve për Covid-19 nga Serbia
Sipas Lladrovcit pranimi i këtyre testeve nga qeveria aktuale, është gabim jashtëzakonisht i madh dhe i pafalshëm ngase Kosova nuk ka pasur nevojë për ato.
“Dua ta mbajë atë që e kam thënë, se 100 ditë nuk do të bëjë komente politike. Por pranimi i mostrave nga Serbia që kanë vlerë prej 14 mijë eurosh, është gabim jashtëzakonisht i madh dhe i pafalshëm i kryeministrit në detyrë zotin Albin Kurti. Jo pse këto mostra kanë qenë të domosdoshme”, tha ai.
Lladrovci, tha se kryeministri në detyrë me një vepër të tillë, e ka rritur imazhin e Serbisë ndaj gjithë botës.
Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka pranuar gabimet e saj që i ka bërë deri më sot dhe mbanë përgjegjësi, por ky gabim është e papranueshme për Lëvizjen Vetëvendosje e cila kishte ardhur në pushtet me premtim që nuk do të merr asgjë nga Serbia.
“Por edhe të ishin ashtu nuk duhej të merren sepse imazhin e keq të Serbisë e kan quar në nivel të lartë ku portalet e gazetat në botë kanë shkruar për këtë. E kanë gabim edhe ata që po mundohen e mbrojte e kanë gabim. Ne, pra partia jonë po e pranon që ka bërë gabime dhe japim përgjegjësi për këtë. Por dikush që ka ardhur në pushtet duke thënë që nuk pranoj asgjë nga Serbia, dhe të dorëzohet lehtë, është e pa falshme. Mali i Zi nuk ka pranuar ndihma edhe më të rëndësishme se 100 mostra. Ne nuk kemi qenë në zor për 1000 mostra”, tha Lladrovci./A.Begolli/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/693600517847856/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...