Lufta kundër përhapjes së sëmundjeve infektive ka disa shekuj që përflitet.
Edhe në vitet ’30, kontakti dhe veçanërisht shtrëngimi i duarve ishin fajësuar për përhapjen e infeksioneve, transmeton portal arbresh.info
Shtrëgimi i duarve është shumë i rrezikshëm dhe aspak higjenike. Italia, Amerika dhe Suedia ishin kundër kësaj përshëndetje, madje italianët rekomandojnë një përshëndetje fashiste.
Në Shtetet e Bashkuara, Itali dhe Suedi, kohët e fundit ka pasur një lëvizje serioze për t’i dhënë fund zakonit të përshëndetjes me shtrëngim duarsh.
Corriere dela Serra shkruan se ‘bota duhet të largohet nga ky zakon i rrezikshëm, dhe nëse nuk mjafton një këshillë, atëherë duhet të ndalohet me ligj.
Në Italinë fashiste, Duce kishte këshilluar subjektet e tij politike të ndalojnë të shtrëngojnë duart dhe tani kjo lëvizje është duke u përfolur në të gjithë Italinë.
Madje edhe poeti futurist, Marinetti u vu në shërbim të propagandës, ku gjatë një fjalimi në Romë tha:
“Shtrëngimi i duarve është përshëndetje e vjetër. Mënyra fashiste e përshëndetjes nuk është gjë e re, por është një kujtim i bukur i Romës klasike. Përveç kësaj, ngritja fashiste e një dore në një distancë prej dy metrash tregon më shumë respekt për një mik dhe ka të bëjë me higjenën…”
Media pariesiene “Tan” në një artikull të gjatë mjeksësor, kundërshton me forcë përshëndetjen me shtrëngim duarsh dhe thotë se mjekët janë fajtorët kryesorë që ky zakon i vjetër dhe i rrezikshëm nuk është zhdukur më parë. Sëmundjet infektive më të ndryshme dhe më të rrezikshme transmetohen nga një shtrëngim duarsh. Kështu që njerëzit e shëndetshëm mund të transmetojnë bacilet tifoide dhe dizenteriale pa u sëmurur vetë, transmeton portal arbresh.info
Në Amerikë, gjithashtu lëvizja kundër kësaj përshëndetje është e fuqishme. Në disa qarqë, madje kjo lloj përshëndetje është zhdukur.
Ekspertët suedezë të higjenës, thonë se kjo lloj përshëndetje e ka humbur plotësisht vlerën. Kjo lloj përshëndetje është e pakuptimtë dhe është burimi i vërtetë i infeksioneve.
Ne jetojmë në një epokë modern, plot shqetësime, ku njerëzit janë dinamikë dhe nuk kanë kohë që të ndalen dhe të shtrëngojnë duart me dikë.
Lëvizjet kundër kësaj përshëndetje janë duke u rritur dhe ka shumë zëra në shumë vende të botës që bëjnë thirrje për zhdukjen e kësaj përshëndetje të dëmshme dhe aspak higjenike, por nëse zhdukja e kësaj përshëndetje do të ketë sukses, mbetet për t’u parë.
Trajtimi është një zakon i tillë me rrënjë të thella për të gjithë njerëzit, ai ka një kuptim simbolik; shumë ndjenja të forta mund të shprehen me shtrëngim dore (shtrëngim duarsh të fortë, të butë, të kujdesshëm), kështu që ky zakon do të jetë shumë i vështirë për tu zhdukur në të vërtetë, megjithëse kërkohet nga një pjesë e madhe e shoqërisë dhe sidomos mjekët.
Por, mbani mend se shtrëngimi i duarve është njësoj sikur një puthje. Për shekuj me rradhë, njerëzit kanë luftuar kundër puthjes, e cila është konsideruar fenomen aspak i shëndetshëm.
Megjithatë, asnjë rregullorë dhe asnjë ligj nuk ia ka dalur që të ndalojë puthjen./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë