Bota është në rrezik nga përhapja e urisë me përmasa biblike, e cila është duke u shkaktuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, paralajmërojnë Kombet e Bashkuara.
David Beasley, kreu i Programit Botëror të Ushqimit (ËFP), tha se veprimi urgjent ishte i nevojshëm për të shmangur një katastrofë, transmeton portal arbresh.info
Në raportin e publikuar së fundmi, vlerësohet se numri që vuan nga uria mund të shkojë nga 135 milionë, në më shumë se 250 milionë.
Sipas raportit thuhet se vendet më të rrezikuara janë ato të prekura nga konfliktet, kriza ekonomike dhe ndryshimi i klimës.
Raporti i katërt vjetor global mbi krizat ushqimore nënvizon Jemenin, Republikën Demokratike të Kongos, Afganistanin, Venezuelën, Etiopinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Nigerinë dhe Haitin.
Në Sudanin e Jugut, 61% e popullatës u prek nga kriza e ushqimit vitin e kaluar, thuhet në raport.
Edhe para goditjes së pandemisë, pjesë të Afrikës Lindore dhe Azisë së Jugut tashmë ishin përballur me mungesa të mëdha ushqimore të shkaktuara nga thatësira dhe infeksione më të këqija të karkalecave për dekada.
Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të KB gjatë një konference me video, Beasley tha se bota duhej të “vepronte me mençuri dhe të vepronte shpejt”.
“Ne mund të përballemi me krizë të përmasave biblike brenda disa muajve”, tha ai. “E vërteta është se koha nuk është në anën tonë”.
Në një thirrje për veprim, ai shtoi: “Unë besoj se me ekspertizën tonë dhe partneritetet tona, ne mund të bashkojmë ekipet dhe programet e nevojshme për të siguruar që pandemia e Covid-19 të mos bëhet një katastrofë e krizës njerëzore dhe ushqimore”./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...