Prokuroria fillon hetimet për personin që kanosi presidentin Hashim Thaçi

23:26 | 21 Prill 2020
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet për personin që ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme