Në paraqitjen e saj të parë publike që nga largimi i Familjes Mbretërore, Meghan Markle ka marrë pjesë në një intervistë për Good Morning Amerikaca.
Dukesha e Sussex diskutoi projektin e parë që nga heqja dorë nga detyrat mbretërore, transmeton portali arbresh.info.
Bëhet fjalë për punën si narratorë e dokumentarit nga Diseneynature të quajtur “Elephant”, që është i qasshëm në Disney Plus.
“Kam qenë me të vërtetë me fat që kam pasur përvojë të dorë së parë me elefantët në habitatin e tyre natyral”, tha Meghan në intervistë.
“Kur kaloni kohë me ta në jetën e egër, ju e kuptoni se kemi një rol për të luajtur në prezervimin e sigurisë së tyre”.
“Shpresoj që kur njerëzit ta shohin këtë film, ata e kuptojnë se sa të lidhur jemi ne, dhe nëse do të kishim më shumë vetëdije për pengesat me të cilat përballen, ne do të kujdeseshim për njëri-tjetrin, këtë planet dhe këto kafshë në një mënyrë tjetër”, vazhdoi tutje ajo.
Në vend që të merrte një pagë për punën e saj në dokumentar, Meghan i kërkoi Disney të bënte një donacion tek Elefantë pa Kufij.
Organizata me bazë në Botsvana punon për të ruajtur biodiversitetin dhe peizazhin e popullsive të elefantëve në vendet afrikane./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...