Google ADS

Kina e quan Amerikën shoqëri primitive

20:09 | 21 Prill 2020
Arbresh.info

Një gazetë kineze ka kritikuar mënyrën se si e ka menaxhuar Amerika krizën me koronavirus dhe ka krahasuar SHBA-të me shoqëri primitive.

Media shtetërore e Pekinit ‘Global Times’ pretendon që SHBA nuk krahasohet me Kinën kur vjen puna te organizimi dhe mobilizimi anti-epidemik, në një kolumne të publikuar të dielën, transmeton portali arbresh.info.

Komenti befasues u pasua nga një tjetër opinion në të cilin gazeta deklaroi se ‘demokracia amerikane po vdes’.

Zyrtarët kinezë deklaruan dje se armiku i SHBA-ve është koronavirusi dhe jo Kina.

Në një kolumne të titullar “Njollosja e Kinës një trik i lodhur për të ndihmuar rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë”, Global Times përshkruan epideminë e përshkallëzuar në SHBA që është “si një shoqëri primitive”, duke kritikuar menaxhimin e dobët të Uashingtonit për shpërthimin e virusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme