Prej sot në Strugë ka filluar të funksionojë pika për marrjen e mostrave për virusin Kovid 19. Por, për dallim nga pika e parë e cila u hap e më pas u mbyll për shkak të afërsisë me Repartin e vaksinimit, pika e re gjendet në ish hapësirat e ndërmarrjes publike “Proakua”. Deri më tani, nga qyteti i Strugës të gjitha rastet e dyshimtë dërgoheshin në Ohër, që ishte ngarkesë për pacientët, por edhe për personelin mjekësor. Sot u bënë analizat për pesë pacientë nga Struga ndërsa në mënyrë shtesë funksionojnë edhe ekipet mobile në rajonet më të prekura si Llabunishta, Tateshi dhe Veleshta. Nga Qendra e shëndetit publik presin numri i të prekurve në këtë rajon të rritet.
“Çdo gjë që i plotëson kriteret për t’u definuar si rast, ku anketën e bëjnë mjekët amë, dërgohet nëpër pikat. Me rritjen e numrit të testimeve, pritet edhe numër më i madh i personave pozitiv me Kovid 19. Do të shohim si do të zhvillohet situata”, pohoi Sasho Toçkos, drejtor i QSHP.
Numri i rasteve pozitive në Strugë dhe rrethinë mbetet 55. Pjesa dërmuese apo 40 janë nga Llabunishta, ku sot u konfirmua edhe një viktimë. Bëhet fjalë për pacient të moshës 70 vjeçar. Ky është rasti i dhjetë nga Kovid 19 nga ky vendbanim. Të prekurit të shpeshtën janë familjarë.
“Sipas anketave epidemiologjike dhe nga ajo që e kemi, numri më i madh i rasteve pozitive dhe vdekjeve është nga kjo zonë, që tregon se nuk shkojnë në kohë tek mjeku përkatës, tek institucioni përkatës shëndetësor, që të mund të trajtohet në kohë. Në shumicën e rasteve janë persona të moshuar, ku rreziku është më i lartë. Është turp të fshihen simptomat apo para mjekëve të jepen të dhëna të pasakta”, tha Sasho Toçkos, drejtor i QSHP.
Një pompë benzine në Ohër është mbyllur pasi tetë punëtorët kanë rezultuar pozitiv me korona virus. Nga Qendra e shëndetit publik thonë se edhe më tej vërtetohen kontaktet më të gjera që këta persona i kanë pasur. Ata dhe të afërmit me të cilët kanë kontaktuar janë në izolim. Deri më tani, në tërë rajonin e Ohrit dhe Strugës janë testuar mbi 300 banorë. Për shkak të kërkesave të shumta, komuna e Strugës nuk guxon të japë leje për lëvizje gjatë orës policore, porse kërkesat i dërgon në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Administratës./alsat
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?