Google ADS

Pulisic: Luis Figo ishte idolli im i fëmijërisë

18:09 | 21 Prill 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Chelsea-s, Christian Pulisic ka pranuar se është rritur duke shikuar legjendën e Real Madrid, Luis Figo.

Pulisic ka thënë se babai i tij ende e thërret Figo, transmeton portali arbresh.info.

“Idolli im i parë i fëmijërisë ishte Luis Figo. Ishte personi që e shikoja sa isha i ri”.

“Fanella e parë që e bleva ishte  tij dhe me kujtohet se luaja me të gjatë kohës kur babai im ishte në shtëpi”.

“Në fakt, nofka ime ishte Figo. Babai im ende me thërret me këtë emër”, deklaroi ai.

Pulisic momentalisht është duke kaluar sezon mjaftë të mirë në fanellën e “Bluve” me të cilët ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme