Google ADS

Sot lamtumira për aktorin e mirënjohur shqiptar, Rikard Ljarja

17:46 | 21 Prill 2020
Arditë Shkodra

Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur Rikard Ljarja trishtoi mijëra shqiptarë që janë rritur me filmat e tij.

Rikardi, u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, por ashtu si në rastin e humoristit Gëzim Kruja, u shoqërua për në banesën e fundit vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, sepse masat e marra si pasojë e gjendjes së krijuar nga COVID-19, nuk lejojnë tubime të mëdha njerëzish.

Sakaq, në lidhje me ndarjen nga jeta e Rikardit, u fol dhe në emisionin “Shqipëria Live”, nga ku ishin të ftuar shumë miq të tij aktorë, por jo vetëm. Fillimisht për Rikardin foli miku i tij, aktori Mevlan Shanaj. Ai tha se Rikardi do të jetë gjithmonë prezent në shtëpitë e shqiptarëve, me anë të filmave të tij. Po ashtu ai shtoi dhe një episod interesant, që nxirrte në pah modestinë dhe thjeshtësinë e Rikardit. “Kur ishim në Fier në 89, për të xhiruar”, kujton Shanaj, “Rikardi ishte duke larë ndërresat e tij, por edhe të mijat, kjo nxjerr në pah se çfarë modestie kishte ai”.

“Është një befasi që vjen në Shqipëri, që në daljen e tij të parë në filmin ‘Komisari i Dritës’. Ai erdhi si pioner modern dhe dha një kontribut befasues, jo vetëm për nga mënyra e interpretimit. Pas ‘Komisarit të Dritës’ u pasuan shumë filma të tjerë. Publiku shqiptar në atë kohë, ndjeu për njeriun e mirë, nuk ndjeu aktorin e paarritshëm. Rikardi u bë si një pjesëtarë i familjes. Rikardi erdhi si befasi, por po ikën si një legjendë. E kishe aktor, regjizor, piktor. Rikardi jepte pasuri të pamatur me mirësjelljen e tij. Ishte një model. Sot është një ditë e zeze sepse iku një nga thesaret e kombit. Rikardi nuk ishte një shkodran që të çukiste me humor. Ishte i vëmendshëm, por nuk ishte arma më e tij e fortë humori. Arma e tij ishte sinqeriteti, thjeshtësia. Mbi 55 vite miqësi kemi marrëdhënie shumë koinfidente. Në një rast në 89 xhironim me Rikardin në Fier dhe kur kthehem nga xhirimi, ai atë ditë nuk kishte xhirim dhe kishte larë ndërresat e veta dhe të mijat. Kur lante ndërresat e tija, lante dhe ndërresat e mia. Njerëzit e ditur, e kulturuar, e kanë thjeshtësinë brenda. Rikardi e kishte të brendshme, ishte shumë i mirë. Ikja e tij sot do të kië me vështirësi, sepse kështu është situata”, tha Shanaj.

Sakaq, aktorja Anila Bisha, e përkufizon Rikardin si një baba për të. Anila thotë se falë Rikardit është bërë aktore. “Kam qenë 14 vjeçe kur kam njohur Rikardin dhe ai më vendosi që të luaja në filmin e parë. Sapo më pa, tha kjo vajzë do të bëhet aktore, do ta kem në patronazh”, tha aktorja. Gjithashtu, ajo shtoi se të gjithë dëshironin të realizonin një film me Rikardin si regjizor, madje shumë aktorë, sipas Bishës, fusnin dhe mik që të luanin në filmat e tij. Kjo pasi ai ishte mjaft i dashur, i mirë, me të gjithë.

“Kam qenë 14 vjeçe dhe kontaktin e parë me filmin, e kam pasur në fakt në filmin e cila vendosi të ardhmen time, pasi ishte vetë Rikardi dhe sapo më pa tha kjo vajzë do të bëhet aktore dhe do ta kem në patronazh. Pothuajse në të gjitha filmat që ka bërë, unë kam qenë prezente. Na ka ushqyer me optimizëm, me emocione. Rikardi, punonjësit e kinostudios do të fusnin mik për të qenë në stafin e Rikard Ljarjas sepse ishte shumë i dashur, të gjithë dëshironin të punonin në filmat e Rikardit. Ai më ka trajtuar sikur të isha fëmija e tij. Ka qenë një marrëdhënie shumë e veçantë. Kur komunikova me Marjetën më tha sa të ka dashur moj Nilë sa të ka dashur. Më kanë dhënë këshilla shumë të vlefshme. Po të isha në Tiranë, unë për Rikard Ljajrën do ta thyeja karantinën dhe do të shkoja në ceremoni (përlotet teksa thotë këtë). Ka qenë një person shumë i dashur për mua. Ishte shumë e rënduar nga ana emocionale (I referohet Marjetës, gruas së Rikardit). Unë nuk e di sepse nuk ndjek televizione por mendoj që sot duhet të ishte ditë zie, sepse ai ka qenë një nga aktorët më të dashur. Kush ka punuar me Rikardin nuk ka si të mos flas në superlative për të. Atë e donin të gjithë, ishte shumë special”, tha Anila.

Ndërkohë aktori Petrit Malaj, shprehet se me humbjen e Rikardit kemi humbur shumë. Ndër të tjera ai thotë se për herë të fundit është takuar me Rikardin në ceremoninë mortore të regjisorit Gjergj Xhuvani. Ndërkohë ai kujton se në bisedë e sipër i ka thënë Rikardit “të dua shumë”

“Ndodhi dhe kjo që në fakt nuk e prisja. Rikardi kishte disa kohë që nuk ishte fort mirë nga shëndeti. Por njeriu nuk mendon që miku i shtrenjtë i tij mund të largohet kaq shpejtë, aq më shumë në këtë kohë. Mbrëmë kam shkruar diçka dhe kam thënë me veten time që me Rikardin kemi humbur shumë. Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Rikardin. Nga ana jonë nuk do mendje kjo punë, ai meritonte shumë. Ai iku si artist i merituar, jo vetëm si artist i popullit. Kush ka hyrë më shumë në shtëpitë e shqiptarëve sa Rikard Larja. Ne po kalojmë një moment të vështirë, po humbasim ikonat e artit shqiptarë. Rikardi ka qenë I madhërishëm për të gjithë ne. Rikardi ka ardhur tek ne një njeri i ditur. I jam mirënjohës atij burri për gjithçka më krijoi dhe më dha mundësi. I jam mirënjohës sepse më dha mundësinë që të jem dikushi. Këmbeva fjalë me të (kujton momentin kur e ka takuar në ceremoninë mortore të regjisorit Gjergji Xhuvani), e përcolla dhe Marjetën e mbajta prej krahu fort, me mall, dashuri, respekt. Rikardit i thash të dua shumë”, tha Petrit Malaj.

Ndërkaq, gazetarja Arta Marku, është e fundit që ka marrë në intervistë aktorin Rikard Ljarja. Ajo shprehet se atë e kishte ftuar si një shkrimtar, pasi Rikardi ishte i dashuruar pas letërsisë dhe gjuhës shqipe. Gazetarja sugjeron qytetarët të lexojnë librin e tij “Kronikë Bardhezi”, pasi tregon një tablo të gjerë të qytetit të Shkodrës.
“Kjo ka të bëj shumë me natyrën e tij kontroverte. Ai shkruante mirë letërsi, merrej me pikturë. Ai bënte disa arte që e lejonin që të rrinte mirë me veten, në një shoqëri të mirë me veten. Më ka bërë përshtypje disa detaje që kanë të bëjnë me dashurinë e tij për gjuhën shqipe. Kronikë bardhezi është një kronikë për Shkodrën, nëse nuk është lexuar ne duhet t’u rikthehemi. Sepse unë s’kam lexuar një Shkodër aq të jashtëzakonshme sa ajo e Rikardit. Unë kur po mbyllja intervistës, iu drejtova atij si shkrimtar. Dhe ai më ndërpreu shumë dhunshëm, sepse më tha që shkrimtar është një fjalë shumë e madhe. Ju thatë që Rikardi nuk e mori mbrapsht atë që dha. Unë mendoj që Rikardi e mori mbrapsht atë që dha, ku ka më mirë se sa të jesh i pranishëm me veprat e tua në shtëpitë e shqiptarëve. Me siguri ka libra të gatshme për t’u botuar dhe familja do t’i botojë”, tha gazetarja./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme