Deri tani zyrtarisht janë tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.
Rasti i parë është një grua 36 javëshe e cila është vetizoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë, një tjetër grua poashtu 36 javëshe e cila po trajtohet në
Klinikën Infektive si dhe rasti i tretë është një grua 25 javëshe nga Shtimja e cila po është vetizoluar në shtëpi.
Po ashtu është edhe një grua shtatëzënë të cilës i janë marrë mostrat për testim edhe janë në pritje të rezultatit.
Doktor Jakupi tregoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile edhe e mirë.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova, e cila ishte e prekur me koronavirus, teksa numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 16.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...