Sindikata e policisë së Maqedonisë në lidhje me videon e postuar në rrjetin social “Facebook”, për të cilën pretendon se është regjistruar e paautorizuar, dhe që tregon disa policë që marrin masa për arrestimin e një djali që shëtiste me qenin e tij gjatë orës policore, i bën thirrje Departamentit për kontroll të brendshëm që të hetojë rastin konkret në mënyrë të plotë dhe pa asnjë paragjykim dhe të përcaktojë ligjshmërinë e veprimeve të punonjësve të policisë.
“Sa i përket akuzave ndaj kolegëve tanë se ata nuk mbanin maska dhe pajisje mbrojtëse, ne pyesim nëse, kur, me çfarë cilësie dhe sa maska me një listë për huazim kanë huazuar kolegët kur dilnin nga stacioni, sa kohë ishin në punë deri në momentin e inçizimit të paautorizuar, ndërkohë a kanë qenë ata në kontakt me personat e infektuar gjatë kontrollit të shtëpive të tyre ku ata janë në izolim”, thuhet në deklaratë.
Sindikata thekson se situata me coronavirusin është më se serioze dhe ata shpresojnë që donacionet e shpallura më në fund për Ministrinë e Brendshme do të dorëzohen me qëllim të mbrojtjes së zyrtarëve në terren.
“Nëpërmjet shërbimeve për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta, për të gjitha njësitë organizative në Ministrinë e Brendshme që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët në kryerjen e detyrave të tyre të rregullta të punës, që rregullisht dhe me kohë t’u sigurojnë kolegëve të tyre maska mbrojtëse, doreza gome veshja e të cilave do të jetë e detyrueshme dhe këta të jenë obliguese çdoherë kur dalin për në punë”, thuhet në deklaratë.
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...