Google ADS

Sadio Mane do e konsiderojë largimin nga Liverpool, vetëm për një klub

16:25 | 21 Prill 2020
Arbresh Info

Ylli i Liverpool-it, Sadio Mane do e konsiderojë mundësinë e largimit vetëm nëse transferohet te Real Madrid.

Sipas France Football, senegalezi është admirues i “Galaktikëve”, andaj ka ëndërr të kalojë në “Santiago Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se trajneri i Real-it, Zinedine Zidane është admirues i 28-vjeçarit dhe e sheh si pasuesi i Gareth Bale.

Mirëpo, transferimi i Mane nuk do jetë i lehtë sepse kartoni i lojtarit prek vlerën e 150 milionë euro.

Nëse ndodh ky transferim gjatë verës, thuhet se Liverpool do provojë ta transferojë në verë yllin e Kosovës, Milot Rashica./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme