Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar katër aneks memorandumeve për mbështetje financiare me Kamenicën, Vushtrrinë, Gjakovën dhe Shtimen.
Në një takim që ministrja në detyrë, Vlora Dumoshi ka zhvilluar sot me kryetarët e këtyre komunave është bërë nënshkrimi i aneks memorandumit të bashkëpunimit për rinovimin dhe funksionalizimin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” dhe shtëpive të tjera komunitare në kë komunë. Implementimi i tyre do të bëhet gjatë vitit 2020.
Gjithashtu është nënshkruar për mbështetjen e projektit “Qendra e Kulturës” në Vushtrri, projektin e ndërtimit të Qëndrës së Kulturës në Rogovë të Hasit, i cili do të impelementohet gjatë periudhës 2020-2022 dhe është nënshkruar aneks memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Arkivit të qytetit të Shtimes.
Në njoftimin e MKRS-së thuhet se Dumoshi ka theksuar se prioritet i minist risë është të bashkëpunojë me të gjitha komunat duke konkretizuar projektet që do të jetë të frytshme.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad