Mjeku reanimator Roland Xhaxho ka treguar sfidën që kaloi në 14 ditë me Covid-19.
“Nuk u futa në reanimacion, me ndihmën e kolegëve u krijua një dhomë thuajse si reanimacion dhe isha koshent për gjithcka, vetë monitorizoja vetveten, duke qenë mjek reanimator e dija mirë se cfarë duhet të asistoja, cfarë sasie oksigjeni të përdorja e me radhë, dhe përpiqesha të gjeja një regjim të respiratorit sa më optimal për veten”- thote ai, duke shtuar se “unë kam trajtuar shumë të sëmurë dhe i kam parë, por ndryshe është kur e provon veten, e vecanta është që në momentet më të vështira une doja te dëgjoja muzikë, edhe pse isha me maskë dhe me oksigjen”.
Mjeku tregon se në 5-6 ditët më të vështira temperature i shkoi ne 39 gradë, por sipas tij, nuk ishte problem temperatura.
“Nuk ishte problemi i temperaturës, jo të gjithë bëjnë temperaturë, problem është i insuficencës respiratore, qe unë e tolerova mirë kete faze dhe ndihem mire”.
Ai nuk di saktësisht se ku është infektuar. “Falë profesionit tonë, e kemi nisur shumë herët luftën bashkë me ekipin e MSH, ku ngritëm një komisionin Task Force dhe duke qenë se u morëm shumë duke verifikuar dhe inspektuar të gjitha, mjekët e logjistikës, diku duhet të jem kontaminuar, por falë punës kaq të mirë të bërë nga MSH, jemi sot në këtë kurbë kaq të mirë. Unë gjatë qëndrimit tim në spital, bashkë me kolegët jam aktivizuar edhe për të dhënë mendimin tim për trajtimin e të sëmurëve, vura re që rastet Covid të mirëfilltë janë shumë të pakta, ne problemin më të madh e kemi me pacientët që vuajnë nga patologji të tjera dhe infektohen, por ky numër, me masat që janë marrë pritet te jete i ulet”- thotë ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?