Asnjë nga ish-ministrat e Financave nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga ministri në detyrë, Besnik Bislimi.
Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se përgjigje a marrë vetëm nga Ahmet Shala dhe Bedri Hamza. I pari ka njoftuar se gjendet jashtë vendit ndërsa i dyti ka njoftuar se për momentin nuk e sheh të mundshme pjesëmarrjen në takim, shkruan, arbresh.info.
Bislimi është takuar vetëm me guvernatorin e Bankës Qendrore, teksa ka bërë të ditur se kabineti i tij mbetet i hapur për ata, idetë por edhe për kritikat e tyre konstruktive.
Të nderuar qytetarë,
Për sot kisha ftuar në një takim këshillues gjithë ish-ministrat e deritanishëm të financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si hap i parë drejt dizajnimit të një pakojë sa më të avancuar të rimëkëmbjes ekonomike. Kjo pako do të adresonte nevojat e ekonomisë menjëherë pas përfundimit të masave kufizuese në përballje me pandeminë COVID-19.
Kam marrë tri përgjigje në tërësi; konfirmimin për pjesëmarrje nga ana e guvernatorit të Bankës Qendrore, z. Mehmeti, përgjigjen e ish-ministrit z. Ahmet Shala dhe ish-ministrit, z. Bedri Hamza. Zotëri Shala më ka njoftuar se është me qëndrim në SHBA dhe rrjedhimisht e ka të pamundur prezencën në takim, por ka ofruar mbështetje nga distanca me gjithë kapacitetin e tij intelektual. Ndërsa z. Hamza ka njoftuar se për momentin nuk e sheh të mundshme pjesëmarrjen në takim.
Si përfundim, unë kam takuar guvenratorin, z. Mehmeti, dhe kemi shkëmbyer informacione shumë të vlefshme për ecuritë në sistemin bankar dhe në sektorin privat të ekonomisë në tërësi. Po ashtu kemi analizuar mundësinë dhe afatet realiste për fillimin e relaksimit të masave kufizuese, dhe vështirësitë e sektorit privat deri në normalizimin e plotë të jetës dhe aktivitetit ekonomik. Si Ministria e Financave dhe Transfereve ashtu edhe Banka Qendrore është duke analizuar elementet kryesore që do të duhet të jenë pjesë përbërëse e pakos për rimëkëmbje ekonomike dhe po ashtu edhe akterët të cilët do duhej të përfshihen në diskutimet intenzive.
Dua të përfundoj me potencim të sërishëm, se qëllimi i vetëm i ftesës për takimin e sotëm ka qenë gjetja e hapësirave për harmonizim të ideve dhe alternativave të subjekteve të ndryshme politike, në mënyrë që pas aprovimit të saj, pakoja të ketë mbështetje maksimale nga secili spektër i shoqërisë. Përkundër mos-gatishmërisë së ish-kolegëve për të qenë sot në takim, dua t’u bëjë me dije që kabineti im mbetet i hapur për ata, idetë por edhe për kritikat e tyre konstruktive. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...