Për të shmangur ndjenjën e ankthit për shkak të qëndrimit mbyllur në shtëpi, futni në punë duart dhe mendjen
Filloni kohën me mbjelljen pranverore dhe me mbëltimin e luleve në saksi, pra përvilni mëngët.
Kushtoni kujdes që secila nga to të ketë specifikat e kushtëzuara nga vetitë klimatike, përbërja e dheut, sasia e materieve ushqyese dhe uji.
Kushtoni kujdes që disa ditë para mbjelljes të mos i ujitni lulet në mënyrë që dheu të thahet pak.
Zhvendoseni lulen më të madhe nga saksia e vogël, sepse në kushte të kufizuara ajo nuk mund të ushqehet për shkak të materieve të pamjaftueshme ushqyese.
Nëse edhe vrimat e saksisë janë të mbyllura, përkatësisht uji nuk mund të rrjedhë, rrënja fillon të kalbet.
Nëse është kalbur, pritni me thikë të mbrehtë apo me gërshërë në fund, qitni rërë për drenazh më të mirë, pastaj lulen dhe rreth saj qitni dheun duke plotësuar me kujdes të gjitha vrimat.
Lini hapësirë të lirë në majë që të mund ta ujitni më mirë lulen. /Telegrafi/
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës
Xheneta, Gjesti dhe Rovena komentojnë Gresën dhe sjelljet e ...
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...