Një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë pretendon se shoku i tij A.V ka vdekur brenda burgut shkaku i një injeksioni që ju dha gabimisht. Në Shërbimin Korrektues të Kosovës thonë se autopsia do të tregojë shkaqet e vdekjes, duke mos e vkerësuar si shumë kompetente deklaratën e një dëshmitari brenda burgut.
“Ja kanë dhanë injeksionin gabimisht. Informacionin e morra prej stafit punues, të Dubravës. Teknikët na kanë thënë duke i shpërndarë barnat që i marrim na, na kanë thënë që kemi rast emergjent në spital, ja kemi dhanë injeksionin gabimisht”, është shprehur për arbresh.info ky i burgosur emri i të cilit është i njohur për redaksinë.
Ai thotë se e ka patur shok A.V, dhe lutet që me këtë rast të merren institucionet kompetente.
“Ka vdekur, për shkak se stafi teknik ja kanë dhënë injeksionin gabimisht”, pretendon ky i burgosur, duke u lutur po ashtu që biseda e tij të bëhet publike.
Portali arbresh.info, ka kontaktuar edhe zëdhënësin e ShKK-së, Florent Gashi, i cili përmes një përgjigje me shkrim ka deklaruar se shkakun e vdekjes do ta konstatojë autopsia.
“Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes. I nderuar, as ne, as ju nuk banë me ra pre e te burgosurve. Organet kompetente kanë më shumë kompetencë edhe janë më kredibile”, deklaroi Gashi.
Portali arbresh.info merr vesh se tashmë ka përfunduar autopsia në lidhje me këtë rast.
“Autopsia ka përfunduar dhe trupi i personit është lëshuar për varrim. Tash priten analizat laboratorike, e këto marrin kohë”, bëjnë të ditur burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ditë më parë kishte njoftuar se në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur një i burgosur me inicialet A.V.
Sipas njoftimit të lëshuar nga ShKK-ja, thuhet se i burgosuri A.V. ka vdekur në Spitalin e Pejës, si rezultat i problemeve Shëndetësore që kishte.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:20, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet A. V. I burgosuri në orën 17 00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe pauzës. Pas ekzaminimit mjeku e trajton me terapi dhe përcjell gjendjen e tij. Menjëherë fillon ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me autoambulancë, nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit i burgosuri dërgohet në SP në Pejë. Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19 20 nga kardiologu konstatohet vdekja”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, ndesh me raportin e Shërbimit Korrektues bie edhe raporti i Policisë së Kosovës, ku thuhet se i ndjeri ka vdekur, në autoambulancë përderisa ishte duke u dërguar në spital.
“Raportohet se përderisa me autoambulancë ishte duke u transportuar mashkulli kosovar për në spitalin e Pejës, i njëjti ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Më poshtë mund të gjeni bisedën telefonike të burgosurit, në lidhje me pretendimet për vdekjen e A.V në burgun e Dubravës./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...