Rashford tregon si e përmirësoi Mourinho si lojtar

08:51 | 21 Prill 2020
A. B.

Marcus Rashford beson se periudha e vështirë në të cilën kaloi sa e kishte trajner Jose Mourinhon në Manchester United e ka bërë atë lojtar më të mirë.

Sulmuesi anglez Marcus Rashford luajti nën Jose Mourinhon nga fillimi i sezonit 2016/17 deri në shkarkimin e portugezit nga posti i trajnerit në dhjetor të vitit 2018, transmeton Gazeta Express.

Gjatë asaj kohe Rashfordi e fitoi një titull të Carabao Cup dhe një të Ligës së Evropës, mirëpo shpeshherë u kritikua publikisht nga trajneri, përderisa luante vazhdimisht si sulmues anësor, me Zlatan Ibrahimovicin ose Romelu Lukakun që luanin në qendër.

Nën Ole Gunnar Solskjaer, Rashford ka arritur të luajë në mënyrë shumë më mbresëlënëse dhe i ka shënuar 19 gola në të gjitha garat këtë sezon, para se t’ia ndalte progesin një lëndim serioz.

Përkundër që s’kishte qenë në formën e vet më të mirë sa e kishte trajner Mourinhon, Rashfordi është i bindur se ajo periudhë e ka bërë atë lojtar më të mirë.

“Ishte e vështirë, por kur kthehesh prapa pas pesë apo gjashtë javëve, ato janë momente që e vëren që të kanë bërë shumë më të fortë në aspektin psikologjik”, ka thënë Rashfordi.

“Si lojtar në përgjithësi, unë jam përmirësuar shumë dhe shumë prej kësaj varet nga ato dy vjet sa kam luajtur nën Josen”.

“Ne kishim periudha të mirë dhe të këqija. Kur e shikoj tani, ishte një periudhë e vështirë, por ajo periudhë pa dyshim se më ka bërë lojtar më të mirë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme