Google ADS

Besnik Bislimi sot pret në takim ish-ministrat për diskutim rreth Pakos Emergjente

08:49 | 21 Prill 2020
Arbresh.info

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka ftuar të gjithë ish-ministrat e këtij dikasteri dhe guvernatorin e BQK-së për të folur rreth Pakos Emergjente që ka synim rimëkëmbjen e ekononisë.

Ai sot pret në takim ish-ministrat, megjithatë ende nuk dihet nëse ata do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së tij.

Bislimi në letrën dërguar atyre u kishte kërkuar bashkëpunim dhe që të lënë anash çdo mospajtim politik në këtë periudhë pandemie.

“Në këtë kontekst e shoh të rëndësishme që të ulemi bashkë dhe si bartës të pozicionit të njëjtë publik, por në periudha të ndryshme kohore, të diskutojmë për fokusin primar të pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë, kornizën monetare, organigramën implementuese dhe burimet e mundshme të financimit. E shoh si tejet të rëndësishme që në këtë fazë të dëshmojmë gatishmëri maksimale për bashkëpunim duke lënë anash cilindo mospajtim eventual politik a personal”.

Ftesa i është dërguar ish-ministrave Bedri Hamza, Avdullah Hotin, Besim Beqaj, Haki Shatri, Ahmet Shala, Ali Sadriu si dhe Guvernatorit tw Bankës Qëndrore. Fehmi Mehmetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme