Google ADS

A mund të ekzistojë koalicioni PDK-VV? Kjo është përgjigja e Kurtit

01:25 | 21 Prill 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherit kryetar i Vetëvendosjes është pyetur sërish rreth një koalicioni të mundshëm me PDK-në e Kadri Veselit.

Kurti thotë se PDK së pari duhet të reformohet, ndërsa ka përjashtuar një koalicion me këtë parti.

“Ne besojmë që PDK duhet një herë të reformohet duke qenë në opozitë së paku për një mandat dhe dy të ndodh çkapja e shtetit nga mujsharët shpërdorues, shteti është ende i kapur dhe vetëm qeveria ka ndryshuar. Nuk mendoj se ka ndodh reformimi i PDK-së siç ne kemi kërkuar, ajo merr kohë dhe rrjedhimisht PDK-në nuk mund ta shohim partner në koaliconin e ardhshëm, pasi nuk ka bërë pastrim të brendshëm dhe ndërrim kursi dhe në udhëheqje”, ka deklaruar Kurti në TV SYRI.

Ai ka thënë më tej se PDK nuk e kontrollon LDK-në, por presidenti Thaçi.

“Nuk mund të them se PDK e kontrollon LDK-në, mund të them më parë se presidenti i Kosovës e kontrollon udhëheqjen e LDK-së”, ka pohuar Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme