Rastet e fundit me Covid-19 në Kosovë, asnjë nga Ferizaji

00:29 | 21 Prill 2020
Trina Galanxhi

Nga njoftimet e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, rezulton se nga 26 mostra të marra në Ferizaj, që të gjitha sot kanë rezultuar negative.

“Lajm fantastik, urojmë shërim të shpejt për të infektuarit e rënien e numrit të infektuarve ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Ferizaj është zona më e prekur në nivel vendi, me gjithsej 90 raste, prej tyre dy të vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme