Google ADS

Sonte asnjë rast me COVID-19  nga Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka

22:45 | 20 Prill 2020
L G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se  sot janë realizuar 353 testime.  Sipas tij, prej tyre 37 rezultuan të infektuar me Covid-19 .

Megjithatë, sipas Vitisë lajmi i mirë është se asnjë nga këta 37 persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nuk janë nga komunat që janë shpallur vatra të COVID-19.

“Është inkurajuese se nga disa Komuna si Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka, si vatra te infeksionit për disa ditë, sonte nuk ka asnjë rast”, ka shkruar Vitia./arbresh.info

Postimi i plotë i ministrit Vitia:

Të dashura qytetare e qytetarë,

Shpresoj që secila e secili prej jush të jeni duke e përballuar këtë situatë të panatyrshme e të vështirë.

Sot janë realizuar 353 testime. Qytetarët tanë që rezultuan të infektuar me Covid-19 sot janë 37.

Është inkurajuese se nga disa Komuna si Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka, si vatra te infeksionit për disa ditë, sonte nuk ka asnjë rast.

Në anën tjetër kemi 21 të shëruar dhe në total tani numri i të shëruarve shkon në 123.

Por, kemi vatra ose shtim të numrit në disa lokalitete të reja. Ata presupozohet që e kanë marrë këtë virus të paktën 2 javë më herët, pra në fillim të prillit, nga kontaktet e tyre.

Masat mbrojtëse janë përnjëmend shpëtim. Distanca e ruajtur dhe me miqtë apo të afërmit është përnjëmend mbrojtje. Nuk koritemi nëse i bëjmë zakone këto rregulla shëndetësore. Përkundrazi i mbrojmë familjarët dhe miqtë.

Deri më sot specialistët kanë testuar 5009 mostra.

Sonte u testuan 353.

Nesër plani i tyre vijon me rastet e gjurmuara

 

Puna po vazhdon akoma??

 

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

 

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

 

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme