Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka mirëpritur marrëveshjen e re të kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Evropës, përmes së cilës i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.
Ai në një postim në facebook shkruan se për dy vjet si kryeministër i vendit ka punuar ngushtë dhe ka realizuar dhjetëra takime pune, larg publicitetit, me institucionet energjetike dhe partnerët strategjik, në veçanti ShBA-në dhe Gjermaninë, që të arrihet kjo ditë.
Postimi i plotë:
Sot është ditë e madhe në fushën energjetike dhe pavarësimin e plotë nga Serbia!
Për dy vite, si Kryeministër i vendit kemi punuar ngushtë dhe kemi realizuar dhjetëra takime pune, larg publicitetit, me institucionet energjetike dhe partnerët strategjik, në veçanti ShBA-në dhe Gjermaninë, që të arrihet kjo ditë.
Kosova ia doli!
Me zyrtarizimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale, i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.
Dua të falënderoj përfaqësuesit e institucioneve tona, bashkëpunetorët e mi në Kabinet, posaçërisht Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Bankën Gjermane per Zhvillim-KfW, USAID dhe gjithë akterët e tjerë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, që sot u shndërrua në storie të suksesit!
Ju faleminderit!
Urime Kosovë!
Kiara Tito zbulon ambientet e shtëpisë së saj luksoze
Sulmet nga qentë endacakë kthehen në shqetësim serioz për qy...
Eksperti i trafikut bën “ekspertizën” nga vendi ku ndodhi ak...
Zhegrova ‘thyen akullin’ flet për kërkimfaljen n...
Lajçak: Javët në vijim pritet takimi në nivel kryenegociator...
Vjen me përfitime shëndetësore, pse duhet të konsumoni më sh...