Agjenti: Milik mbetet në bisedime të vazhdueshme me Napoli-n

21:52 | 20 Prill 2020
Arbresh Info

Agjenti i Arkadiusz Milik, David Pantak ka thënë se qëndrimi i klientit të tij në “San Paolo” është mundësi serioze.

Ka raportime të shumta që Milik do largohet në fund të sezonit me Milna, Atletico Madrid dhe Juventus të interesuar, transmeton portali arbresh.info.

Por, agjenti ka thënë se janë në bisedime dhe në fund të sezonit do të gjendet zgjedhja më e mirë.

“Jam në bisedime të vazhdueshme me drejtorin sportiv të Napoli-t, do të provojmë të gjejmë zgjedhjen e duhur”.

“Nëse nuk arrihet, atëherë do nisim të mendojmë zgjedhje që do ishte e mirë për klubin dhe lojtarin”, deklaroi ai.

26-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar 12 gola në 17 paraqitje në formacionin e parë, kurse kontrata i skadon në vitin 2021./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme