Google ADS

Turqia ndërton spitalin ‘COVID’ në aeroportin e Stambollit

21:53 | 20 Prill 2020
Arbresh.info

Pamjet e publikuara nga autoritetet turke të aviacionit tregojnë ndërtimin e një spitali për trajtimin e koronavirusit në aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit, raportojnë mediat lokale.

Siç thuhet, spitali do të jetë i vendosur në dy nga tre pistat e aeroportit, ndërsa njëra prej tyre do të përdoret për fluturime mallrash.

Drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit, Husein Keskin tha që operacionet e zakonshme të pasagjerëve dhe mallrave do të vazhdojnë pa ndonjë problem me pistën e hapur.

Spitali pritet të përfundojë brenda një muaji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme