Kultivuesit e duhanit sot prej orës 16:00 deri në orën 23:00 mund t’i marrin subvencionet nga bankomatet, prej nesër marrja e parave nga bankat do të bëhet sipas rendit alfabetik, nën regjim të kontrolluar dhe lista nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shuma maksimale e mjeteve të cilat mund t’i marrin përmes bankomatit gjatë 24 orëve është e barabartë me limitin ditor për marrje të parave të gatshme nga kartela debitore, që tashmë është dakorduar me bankën, shërbimet e së cilës i shfrytëzon shfrytëzuesit që i tërheq paratë. Që të tërhiqen paratë nga subvencionet e marra, nevojitet që kartela debitore të jetë e lidhur me llogarinë konkrete në të cilën është bërë pagesa.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, bën thirrje, për shkak të mbrojtjes së shëndetit, gjatë vizitës në bankomat, kultivuesit e duhanit t’u për,bahen rekomandimeve për vetëmbrojtje, përkatësisht të respektohen distancat adekuate nga njëri-tjetri të cilët presin në radhë dhe të përdorin dorëza gjatë përdorimit të bankomatit.
Subvencionet për duhanin tashmë janë në llogaritë bankare të shfrytëzuesve. Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, pagoi mbi 30 milionë euro për 19.050 kultivues të duhanit për subvencione për duhan nga prodhimtaria e vitit.
Kultivuesit e duhanit sot prej orës 16:00 deri në orën 23:00 mund t’i marrin subvencionet nga bankomatet, prej nesër marrja e parave nga bankat do të bëhet sipas rendit alfabetik, nën regjim të kontrolluar dhe lista nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shuma maksimale e mjeteve të cilat mund t’i marrin përmes bankomatit gjatë 24 orëve është e barabartë me limitin ditor për marrje të parave të gatshme nga kartela debitore, që tashmë është dakorduar me bankën, shërbimet e së cilës i shfrytëzon shfrytëzuesit që i tërheq paratë. Që të tërhiqen paratë nga subvencionet e marra, nevojitet që kartela debitore të jetë e lidhur me llogarinë konkrete në të cilën është bërë pagesa.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, bën thirrje, për shkak të mbrojtjes së shëndetit, gjatë vizitës në bankomat, kultivuesit e duhanit t’u për,bahen rekomandimeve për vetëmbrojtje, përkatësisht të respektohen distancat adekuate nga njëri-tjetri të cilët presin në radhë dhe të përdorin dorëza gjatë përdorimit të bankomatit.
Subvencionet për duhanin tashmë janë në llogaritë bankare të shfrytëzuesve. Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, pagoi mbi 30 milionë euro për 19.050 kultivues të duhanit për subvencione për duhan nga prodhimtaria e vitit 2019.
Kurti sot pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedo...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...