A duhej t’i pranonte Kosova testet nga Serbia?

19:27 | 20 Prill 2020
L G

Zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar nxorën një Qeveri nën drejtimin e koalicionit pas zgjedhor mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku i njëjti nuk arriti të funksionojë sa duhet e siç do të duhej.

Pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të kësaj Qeverie nga ana e 82 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me inicimin e këtij mocioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës si partner qeverisës, konsiderojë që asnjë koalicion tjetër qeverisës nuk mund të ndërtohet mbi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Sidomos nëse nuk është subjekti i parë i dalur nga zgjedhjet e fundit.

Mirëpo, pasi jemi në këtë situatë pandemie, atëherë Qeveria në detyrë duhet të vazhdojë punën e saj deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Koalicioni i iniciuar aktualisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është mjaftë demokratik dhe një fillim i mbar i ushtrimit të partneritetit të saj me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, deri te hyrja e tyre në një listë zgjedhore për zgjedhjet e reja të cilat duhet të bëhen menjëherë pas qetësimit të kësaj situatës me pandeminë Covid-19.

Testet e shumë përfolura kohëve të fundit për Covid-19, e të cilat kanë ardhura nga Serbia në këtë gjendje pandemie, i kam parë veç nga prizmi i një momenti ku i gjithë njerizimi është përfshirë në këtë bela me virusin korona dhe secili ka nevojë për secilin. Ishte Rusia që i kishte nisur SHBA-së ndihmën e vet.

Kina i erdhi në ndihmë Italisë, e kështu me radhë. Edhe Kosova i kishte ofruar disa herë vullnetin e vet për ta ndihmuar Serbinë në përmbytjet që ndodhën atje vite më parë, por fatmirësisht nuk patë nevojë Kosova të shpenzojë asgjë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme