Italia vijon me shifra të ulëta për sa u përket vdekjeve

18:43 | 20 Prill 2020
Arbresh.info

454 viktima është bilanci i 24 orëve te fundit shkaktuar nga Covid-19 në Itali.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore në Itali ndërkohë numri total i vdekjeve për shkak të Covid-19 ka shkuar në 24 114 vdekje që nga fillimi i epidemisë.

Por në Itali vijon të mbetet i lartë numri i të shëruarve ku sot 1823 persona fituan betejën me Covid-19. Kështu numri total i të shëruarve ka arritur në 48 878 që nga fillimi i epidemisë në vend.

Autoritetet raportuan gjithashtu edhe për 2256 raste të reja kanë rezultuar pozitiv nga Covid-19 për një total prej 181 228. Në kujdesin intensiv janë të shtruar 127 pacientë më pak se dje për një total prej 2573 në strukturat e terapisë intensive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme