Ylli i Manchester United, Harry Maguire ka konfirmuar se shumica e lojtarëve e kanë pranuar se mesfushori Bruno Fernandes, është lider.
Ish ylli i Sporting Lisbon u transferua te “Djajtë e Kuq” gjatë afatit të janarit dhe ka impresionuar të gjithë në “Old Trafford”, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi ka thënë se është privilegj i madh që është kapiten i United, por edhe Bruno e ka treguar vetën si lider.
“Është privilegj mjaftë i madh të jesh kapiten i Manchester United”.
“E shikoj përformancën time, pastaj të skuadrës. Është e rëndësishme që kapiteni të shikoj se pari përformancën e ti. Duhet të jesh në formë të mirë kur je në fushë”.
“Kemi disa liderë, Bruno sapo erdhi dhe e ka treguar vetën se është lider. Kemi shumë lojtarë që mundohen të na ndihmojnë”, deklaroi ai.
Manchester United momentalisht renditët në pozitën e pestë me 45 pikë, tri me pak se Chelsea që është në pozitën e katër, pozitë e cila të dërgon në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...