Ndërsa masat e marra për të parandaluar përhapjen e virusit shkaktuan ndërprerjen e jetës së përditshme dhe aktiviteteve ekonomike, në vazhdim u morën hapa për të zvogëluar efektet negative të pandemisë në ekonomi dhe jetën sociale
Përhapja globale e koronavirusit të ri (COVID-19) që u shfaq në Kinë ka bërë që vendet të jenë përballë një sfide serioze lidhur me marrjen e masave.
Masat parandaluese që filluan me mbylljen e kufijve dhe ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare u pasuan nga masat për të zvogëluar lëvizshmërinë në masë, të tilla si kufizimet e transportit të brendshëm dhe orët policore.
Me rritjen e numrit të rasteve në vendet më të prekura nga pandemia, u shfaq një barrë e madhe për sistemet shëndetësore dhe vështirësi në rezervat e materialeve sanitare, ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
Ndërsa masat e marra për të parandaluar përhapjen e virusit shkaktuan ndërprerjen e jetës së përditshme dhe aktiviteteve ekonomike, në vazhdim u morën hapa për të zvogëluar efektet negative të pandemisë në ekonomi dhe jetën sociale.
Qeveritë u përpoqën të lehtësojnë barrën e pandemisë mbi ekonominë dhe qytetarët, me ndihma të drejtpërdrejta, si dhe mbështetje për punonjësit dhe bizneset.
Disa nga masat kryesore të ndërmarra nga autoritetet publike në 20 vendet e para me numrin më të madh të rasteve nga pandemia ishin si në vijim:
Kufizimet në udhëtim dhe transport
Me përhapjen e COVID-19 në botë, një nga reagimet e para të vendeve ishte mbyllja e kufijve dhe pezullimi i fluturimeve ndërkombëtare, ndërsa më pas edhe kufizimi i lëvizjes brenda vendit.
Turqia po ashtu mbylli kufijtë dhe pezulloi fluturimet ndërkombëtare. Udhëtimet midis qyteteve iu nënshtruan lejeve të guvernatorëve. Hyrja dhe dalja në 30 qytete të mëdha dhe në Zonguldak u ndaluan.
Kina, Irani, Italia, Spanja, Franca, Belgjika dhe Portugalia mbyllën kufijtë dhe sollën masa për të kufizuar lëvizjen e lirë brenda vendit. Edhe pse SHBA, Kanadaja, Brazili, Rusia, Holanda, Austria, Zvicra dhe Izraeli mbyllën kufijtë e tyre dhe pezulluan fluturimet ndërkombëtare, ato nuk vendosën kufizime në udhëtimet e brendshme. Ndërkaq, Britania, Irlanda dhe Gjermania nuk vendosën kufizime në udhëtime ose lëvizje.
Masat për të zvogëluar lëvizshmërinë në masë
Masat në lidhje me udhëtimet jashtë vendit u pasuan nga masat për të zvogëluar lëvizshmërinë në masë brenda vendit. Vendet zbatuan ndalesa dhe kufizime të lëvizjes.
Turqia kufizoi daljen në rrugë të personave mbi 65-vjeç dhe nën 20-vjeç. Në qytetet e mëdha dhe në Zonguldak u ndalua lëvizja gjatë fundjavave.
Masa të ndryshme mbi lëvizjen e qytetarëve janë vërejtur në vendet më të prekura nga pandemia globale. Ndërsa Italia, Spanja, Rusia dhe India kanë zbatuar ndalesë të lëvizjes, ndalime dhe kufizime të pjesshme u zbatuan në Britani, Irlandë dhe Kinë. Në SHBA, Kanada, Iran, Francë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Zvicër, Portugali, Brazil, Austri dhe Izrael nuk u zbatua asnjë ndalesë e lëvizjes, por qytetarët u paralajmëruan të qëndrojnë në shtëpi.
Mbyllja e kufijve, kufizimet e udhëtimit dhe transportit dhe orët policore shkaktuan ndërprerjen e jetës së përditshme dhe aktiviteteve tregtare. Autoritetet publike morën masa mbështetëse për punonjësit dhe bizneset për të eleminuar efektet negative të pandemisë në ekonomi.
Masat e punës
Turqia ndaloi shfuqizimin e kontratave të punës ose shërbimeve për tre muaj. Vendi prezantoi pagesa për të zvogëluar koston e veprimtarisë për ndërmarrjet të ndikuara nga pezullimi i punëve. Ajo gjithashtu vendosi të paguajë pagat e personelit të detyruar të marrë pushim të papaguar për shkak të pandemisë.
Punonjësit që përfitojnë dëmshpërblim në para u konsideruan si të Siguruar të Përgjithshëm Shëndetësor dhe primet e sigurimit u siguruan nga Fondi i Papunësisë. Festat u janë paguar pensionistëve një muaj më parë. Punëtorët që do të përfitojnë nga mbështetja me pagë mujore po ashtu do të llogariten si të siguruar nga Fondi Shëndetësor, ndërsa kontributet e tyre do të paguhen nga Fondi i Papunësisë. Po ashtu, pagesa shtesë që zakonisht jepet gjatë bajramit personave të pensionuar iu ofrua një muaj përpara.
Spanja, Italia, Franca, Gjermania dhe Brazili ishin ndër vendet që bënë hapa për të penguar largimet nga puna, sikurse Turqia. Në SHBA, Kinë, Iran, Belgjikë, Rusi, Kanada, Holandë, Zvicër, Austri, Portugali, Indi, Irlandë dhe Izrael nuk u mor asnjë hap në këtë drejtim.
Përveç Turqisë dhe Francës, në asnjë vend tjetër nuk u ofruan pagesa shtesë për pensionistët. Në Indi, u mundësuan kontribute financiare në fondet e pensioneve për të varfërit.
Në Turqi, Britani dhe Rusi, pensionet u dorëzuan nëpër shtëpitë e të moshuarve në rrezik për shkak të pandemisë.
Masat në institucionet dhe sistemin shëndetësor
Me rritjen e numrit të rasteve në vendet më të prekura nga pandemia, lindi një barrë e madhe për sistemet shëndetësore dhe vështirësi në rezervat e materialeve sanitare, ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore. Probleme u hasën në furnizimin me materialet më themelore mbrojtëse, si maskat dhe dorezat, si dhe në testime dhe shërbimet e trajtimit.
Që nga fillimi i pandemisë, Turqia nuk hasi në probleme në rezervat e maskave. Bizneset private dhe rrobaqepësitë publike prodhuan maska, të cilat shpërndahen falas. 3 milionë e 615 mijë maska sanitare të tipit “N95” u janë dorëzuar institucioneve shëndetësore.
Ndërsa trajtimi për COVID-19 bëhet pa pagesë, u prezantuan një milion sete për diagnostikim të shpejtë dhe testimi u bë i përhapur.
I gjithë sistemi shëndetësor u mobilizua për të luftuar pandeminë. Të gjitha spitalet private u shndërruan në spitale pandeme. Ndërtimi i dy spitaleve të reja filloi në Sancaktepe dhe Aeroportin Ataturk në Stamboll.
Vendi po ashtu mundësoi pagesa maksimale për punonjësit shëndetësorë për tre muaj.
Në shumicën e vendeve me numrin më të madh të rasteve, testet për COVID-19 janë falas. Vetëm në Brazil dhe Holandë testet paguhen, ndërsa në Itali, testimi paguhet nëse pacienti nuk ka udhëzim nga mjeku amë.
Trajtimi për COVID-19 është gjithashtu në dispozicion falas në të gjitha vendet, përveç Holandës. Ndërkaq, në SHBA mbulohet vetëm një pjesë e shpenzimeve të trajtimit publik, kurse në Iran pacienti paguan vetëm 10 për qind të kostos.
Përveç Turqisë, Spanjës dhe Italisë, në vendet e tjera nuk bëhet shpërndarja e maskave falas.
Me përjashtim të Turqisë, Gjermanisë, Kinës, Brazilit, Zvicrës, Portugalisë dhe Izraelit, mungesa e maskave sanitare vazhdon të jetë problem, sidomos në SHBA, vendin me më së shumti raste dhe viktima në botë.
Nevoja për pajisje mjekësore vazhdon në vende, me përjashtim të Turqisë, Gjermanisë, Kinës, Rusisë, Kanadasë, Holandës, Zvicrës dhe Portugalisë. Po ashtu, vazhdon edhe nevoja për teste diagnostikimi, përveç në Turqi, SHBA, Gjermani, Kinë, Rusi, Brazil, Zvicër dhe Austri.
Ndërsa numri i shtretërve në spitalet në SHBA, Spanjë, Britani, Kinë, Belgjikë dhe Indi është i pamjaftueshëm, gjithashtu ekziston nevojë për njësi të kujdesit intensiv në shtatë vende dhe për ilaçe në 15 vende.
Vetëm pesë vende përveç Turqisë, japin mbështetje shtesë financiare për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Qytetarët e evakuuar nga jashtë dhe hapat e solidaritetit ndërkombëtar
Vendet janë përpjekur të evakuojnë qytetarët e tyre jashtë vendit.
Turqia ishte një nga vendet e para që eci në këtë drejtim, duke kthyer mijëra qytetarë turq nga vendet aziatike dhe vendet evropiane. Përafërsisht 25 mijë qytetarë turq nga 59 vende që nuk kanë mundur të vijnë në vend për shkak të ndalimeve të udhëtimit, planifikohet të sillen në Turqi me 195 fluturime të veçanta në periudhën 20-28 prill.
Në këtë periudhë, SHBA ktheu 63 mijë shtetas, Spanja 24 mijë, Italia 60 mijë, Franca 148 mijë, Gjermania 240 mijë, Britania 7.500, Kina 1.457, Belgjikë 6 mijë, Brazili 13 mijë, Rusia 150 mijë, Kanadaja 5 mijë, Holanda 5 mijë, Zvicra 2.700, Portugalia 7.500, Austria 7.500, India 125 mijë dhe Irlanda 250 shtetas.
Gjatë pandemisë, Turqia mori hapa për të mbështetur solidaritetin ndërkombëtar kundër pandemisë, duke dërguar furnizime mjekësore në gati 30 vende, si Britania, Italia, Spanja dhe vendet e Ballkanit. Krahas Turqisë, Kina ka ndihmuar 120 vende, SHBA 42, India 31, Rusia 10, Gjermania 5, Zvicra 5 dhe Britania, Holanda, Portugalia dhe Izraeli nga një vend.
Masat ekonomike
Për të kufizuar ndikimin e pandemisë në ekonomi, Turqia mori masa lehtësuese.
Qeveria njoftoi se taksat e vlerës së shtuar të dy milionë tatimpaguesve dhe pagesat premium shtyrë për gjashtë muaj.
Pagesat e huasë dhe interesat e kompanive që përjetuan dëme në fluksin monetar, u shtynë për tre muaj, ndërsa po ashtu u mundësuan gjashtë muaj të mospagimit dhe mbështetje financiare shtetsë.
Firmave të ndikuara nga pandemia iu ofruaa “Mbështetje Kreditore për Vazhdimin e Punës” nga 10 deri në 100 milionë lira, me kushtin që të mos largojnë punëtorë nga puna.
Midis 20 vendeve me numrin më të madh të rasteve, të gjitha vendet, përveç Brazilit, Zvicrës dhe Izraelit, siguruan lehtësime të shtyrjes së taksave të sektorit privat. Ndërkaq, shumica e vendeve transferuan fonde për bizneset e dëmtuara dhe ofruan ndihmë kredititore dhe financiare. Përveç Turqisë, edhe Spanja, Franca, Gjermania, Kina, Irani, Rusia, Holanda, Zvicra dhe India dhanë mbështetje kreditore për kompanitë.
Ndihmat sociale
Gjatë pandemisë, u ndërmorën hapa për të ndihmuar nevojtarët dhe për të rritur solidaritetin social.
Qeveria turke planifikoi një pagesë prej 1.000 lirash për familjet në nevojë për 2,1 milionë familje. Më pas, shifrës iu shtuan edhe 2,3 milionë familje, për të shkuar në gati 4,5 milionë familje me të ardhura të ulëta.
Për më tepër, burimet e transferuara në fondet e ndihmës sociale dhe të solidaritetit u rritën në 180 milion lira, dhe u vendos që të transferohen 352 milionë e 880 mijë lira burime shtesë në këto fondacione.
Ndër vendet me numrin më të madh të rasteve, programet e ndihmës financiare për nevojtarët janë vënë në fuqi në të gjitha vendet, përveç Holandës dhe Zvicrës./AA
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...