Në rrjetet sociale, ditë më parë ishte shpërndarë lajmi ku thuhet se “ Feim Sylka me një koment publik në Facebook ndaj një ish-ushtari të UÇK-së e kishte ofenduar rëndë veç pse pati qëndrim kundër 1000 testeve të ardhura nga Serbia.”, shkruan arbresh.info.
Në lidhje me rastin Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur ka autorizuar Policinë e Kosovës për të hetuar rastin.
Ky është njoftimi i plotë I Prokurorisë Themelore të Prishtinës:
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se sot ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me artikullin e publikuar në media “E ulët sa ska më, komentuesi e quan të dhunuarën kosovare të luftës si prostitutë, veç pse i reagoi Albin Kurtit”.
Përmes rrjetit social “facebook”, një person nga profili i tij me emrin Patris Bondi e ka ofenduar rëndë një të mbijetuar të dhunës seksuale në Kosovë, ashtu që sipas informatave të para zyrtare, profili me këtë emër është mbyllur dhe nuk figuron më në rrjetin social “facebook”, prandaj, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Njësinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike pranë Policisë së Kosovës, që të verifikojë këtë llogari dhe të ndërmerr veprime hetimore në funksion të zbulimit dhe identifikimit të dyshuarit, po ashtu ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ngacmimi” nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...