Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, kanë mbajtur konferencë për medie.
Aty u prezantua lansimi i pasaportës mësimore, shkruan arbresh.info.
Kurti tha se përmes saj do të ndihmohen aktiviteti dhe produktiviteti i nxënësve.
“Këto programe të nevojshme dhe të rëndësishme për sistemin arsimor do të funksionalizohet në shkollat publike në nivel kombëtare. Përfitimet në to do të jenë të shumta duke i ndihmuar nxënësve të jenë aktiv dhe produktiv”, tha ai.
I pari i Qeverisë tha se Kosova është zgjedhur në mesin e tri vendeve të para për këtë projekt.
“Kosova është zgjedhur një nga tre vendet e botës të nis, testoj dhe politoj pasaportën mësimore që do të zhvilloj një platformë digjitale të personalizuar që do të siguro që të rinjtë dhe fëmijët të vazhdojnë mësimet kudo që të jenë”, shtoi ai.
Ai foli edhe për tro projektet tjera të UNICEF.
“Për të lansuar iniciativën e pasaportës mësimore, një program i shkëlqyer për të rinjtë tanë. Në Kosovë programi UNICEF bënë punë të mirë për të rinjtë tanë, kjo zyrë ka tre programe që ka filluar t’i aplikoj në bashkëpunim me MASHT. Këto programe u mundësojnë të rinjve hartimin e zgjedhjeve inovative dhe ndërmarrëse, mësojnë evokimin te adoleshentet t ashtu që ata të ndikojnë në politikat në vend dhe programi i tretë ndihmon në bëjnë lexim kritik të medieve dhe rolin të tyre në shoqëri”, shtoi ai.
Edhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj tha se disa programe të UNICEF-it kanë filluar në Kosovë dhe janë shpërndarë në vendet të tera të botës.
Rexhaj foli edhe për përfitimet e kësaj pasaporte.
“Pasaporta e mësimit është në përputhe me kutikulën dhe nuk e zëvendëson mësimin në shkolla por është plotësim i atij mësimi. Në pasaportën e mësimit do ta përdorim në mënyrën më të mirë teksa shohim përfitim sepse fëmijë ka qasje në materiale në çdo kohë, standardizimi i cilësisë”, tha ai.
Zëvendësministri i MASHT foli edhe procesin mësimor në distancë si pasojë e Covid 19.
“Tash e disa javë po punojmë me mësimin ne distancë, kemi prodhuar mbi 1 mijë e 500 videomateriale për klasat 1-9, me mijëra aktivitete mësimore po zhvillohen në shkollat e mesme dhe pjesëmarrja e tyre është mbi 90%. Jemi duke trajtuar atë 10% që në të shumtën e rasteve janë komunitete në gjendje jo të mirë”, shtoi ai./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...