Këngëtarja Jessie J ka mahnitur fansat e saj përmes performacës në koncertin “One World: Together At Home”, i organizuar nga Lady Gaga.
32-vjeçarja ishte një nga shumë yjet që mori pjesë në koncertin tetë orësh, i cili i organizua për të grumbulluar fonde kundër përhapjes së COVID-19, shkruan Daily Mail.
Gjatë perfomimit të disa prej këngëve të saj, me hitin “Bang Bang” shume prej fansave u mahnitën nga interpretimi.
Lady Gaga, e cila organizoi shfaqjen tetorëshe, bashkoi disa nga emrat më të mëdhenj për të performuar në internet për koncertin botëror, i cili i mbështeti
punonjësit e kujdesit shëndetësor duke luftuar me pandeminë koronavirus.
Beyonce, Ellie Goulding dhe Paul McCartney ishin vetëm disa nga muzikantët që përpos performancës dërguan edhe mesazhe sensibilizuese. /Telegrafi
Kurti: Kemi futur në zyrën e kryeministrit gjuhën serbe, bos...
Fillon ceremonia e lansimit të projektit “Të drejtat d...
Osmani në Washington foli për rrugëtimin e Kosovës
Sulme vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Pot...
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Ko...