Pas disa javësh spekulime aktorja flet për lidhjen me futbollistin kosovar.
Ka disa javë që në mediat rozë janë duke qarkulluar lajme se aktorja Ana Lika është në lidhje me mbrojtësin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin.
Por deri më tani nuk kishte asnjë deklaratë nga dyshja lidhur me këtë situatë.
Por sot në emisionin ‘Why Not’, aktorja ishte pyetur për romancën me futbollistin dhe ajo nuk e mohoi romancën.
Roza Lati: A je e dashuruar?
Ana Lika: Jam shumë e lumtur, kjo i përmbledh të gjitha.
Roza Lati: Kanë dalë fjalë për një lidhje dashurie me një futbollist. Duke marrë parasysh që jeni në të njejtat lokacione edhe do donim të dinim nga ana jote, pasi kanë dalë këto lajme sa zemra çunash ke thyer?
Ana Lika: Besoj se do kem thyer shumë zemra çunash, por mund të kem thye edhe zemra gocash.
Roza Lati: Ti nuk do t’i përgënjeshtrosh këto lajme?
Ana Lika: Unë nuk po them asnjë gjë, tani nuk të dëgjoj fare nga ky xhami.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...