Google ADS

Beyonce: Koronavirusi po vret në masë të madhe njerëzit me ngjyrë

21:34 | 19 Prill 2020
Arbresh Info

Duke u shfaqur në koncertin me këngëtaren Lady Gaga, ylli i muzikës pop, Beyonce Knowles, ka bërë një fjalim emocionues.

Ajo në fjalimin e saj ka folur për shumë gjëra dhe se si virusi vdekjeprurës po prek njerëzit me ngjyrë në mënyrë disproporcionale, shkruan Mirror.

Pasi shprehu falënderimet për stafin e kujdesit shëndetësor dhe punëtorët e tjerë thelbësorë që po vazhdojnë të punojnë gjatë pandemisë, deklaroi se COVID-19 është “duke vrarë njerëzit me ngjyrë në një shkallë alarmante”.

“Për ata që janë në industrinë e ushqimit, punëtorët, transportuesit e postës dhe punonjësit e kanalizimeve, të cilët po punojnë që ne të jemi të sigurt në shtëpitë tona, ju falënderojmë për shërbimin tuaj”.

“Amerikanët me ngjyrë, në mënyrë disproporcionale u përkasin këtyre pjesëve thelbësore të fuqisë punëtore që nuk kanë luksin e punës nga shtëpia”, ka thënë këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/B04xKB5nthJ/?utm_source=ig_embed

 

Derisa pandemia coronavirus po merr jetën e mijëra njerëzve, Beyonce ndau statistikën se 57 përqind e rasteve fatale në qytetin e saj, Houston, janë afrikano- amerikan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme