Publiku e quajnë “Mbretëresha e vogël” vajzën e Beyonces pas videos sensibilizuese
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të lani duart”, shpjegon Blue Ivy gjatë eksperimentit të saj.
Blue Ivy Carter po luan rolin e saj për t’i mbajtur njerëzit të shëndetshëm gjatë pandemisë koronavirus,
Të Shtunën (18 Prill), vajza 8-vjeçare e Beyonce dhe Jay-Z dha një demonstrim të rëndësishëm për mënyrën sesi larja e duarve ndihmon në luftimin e COVID-19. Gjyshja e Blue Ivy, Tina Knowles, ndau videon në Instagram.
“Mbesa ime e shkëlqyer Blu e bëri këtë eksperiment për të treguar sesi larja e duarve të tua lufton virusin”, shkruan Knowles.
Në klip, Blue Ivy përdor një tas me ujë të përzier me piper për të përfaqësuar koronavirusin. Tjetra, ajo zhyt gishtin në sapun dhe më pas prek përzierjen e ujit dhe piperit, gjë që bën që piperi të lëviz shpejt nga maja e gishtit, duke treguar kështu rëndësinë e larjes së duarve.
“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të lani duart”, thotë Blue Ivy në përfundim të eksperimentit të saj.
Komentet nga fansat ishin të shumta për këtë video nga Blue, e cila cilësohet si ‘Mbretëresha e vogël’ nga ta.
https://www.instagram.com/tv/B_JU_lpjMmd/?utm_source=ig_web_copy_link
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...