Manchester United mund të detyrohet që në verë ta shesë mesfushorin, Paul Pogba.
Koronavirusi është duke shkaktuar probleme të mëdha dhe ka goditur ekonominë e shumë klubeve, ndër to edhe “Djajve të Kuq”, transmeton portali arbresh.info.
E ardhmja e Pogba-s në “Old Trafford” vazhdon të jetë e pasigurt sepse ende nuk e ka rinovuar kontratën, e cila i skadon në verë të vitit 2021.
Nëse francezi nuk e rinovon gjatë verës, atëherë do shitet te Real Madrid ose rikthehet te Juventus.
Kartoni i Pogba-s verën e kaluar ishte 150 milionë euro, mirëpo këtë merkato mund të shitet vetëm për 50 milionë euro.
Sipas Daily Mail, fituesi i Kupës së Botës preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.
Komuna e Preshevës i kërkon Kurtit rritjen e buxhetit në 4 m...
Publikohen disa fotografi që tregojnë pamjen e brendshme të ...
Tre shkencëtarë ndajnë Nobelin në Kimi për studimin e protei...
Këto janë 9 marrëveshjet e reja të CEFTA-s
Tavo: Janë shpëtuar dy turistë të cilët kishin humbur në Mal...
Audio-incizimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, deputetja e LDK...