Boateng: Do të doja të rikthehesha te Milan, është klubi i zemrës

18:08 | 19 Prill 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Fiorentinës, Kevin-Prince Boateng ka zbuluar se dëshiron të rikthehet te Milan sepse është klubi i tij i zemrës.

Boateng që momentalisht është huazim te Besiktas kaloi dy vite me “Rosonerët”, transmeton portali arbresh.info.

Gjermani ka thënë dëshiron rikthimin te Milan sepse është klubi i zemrës.

“Nëse me pyesni se ku do të doja të rikthehesha, gjithmonë do të them Milan. Milan gjithmonë ka qenë klubi i zemrës”.

“Mendoj se mund të luaj edhe për dy sezone në nivelin lartë. Varet nga shumë gjëra”, deklaroi ai.

33-vjeçari ishte pjesë e Milan gjatë viteve 2010 dhe 2016 dhe arriti të fitojë Seria A./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme